Hulumtuesit e zhvillimit rural në rajonin e Evropës Juglindore mblidhen në Shkup

Shkupi

Hulumtuesit e zhvillimit rural në rajonin e Evropës Juglindore mblidhen në Shkup

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 12:51
Ilustrim

Në Shkup u mbajt takim i Rrjetit të hulumtuesve në sferën e zhvillimit rural në rajonin e Evropës Juglindore (EJL), nën organizimin e Shoqatës së agro-ekonomistëve të Maqedonisë.

Aktiviteti organizohet në bashkëpunim me Qendrën hulumtuese për politika publike nga Beogradi. Në takim marrin pjesë përfaqësues të mbi 200 institucioneve hulumtuese-shkencore të të dy vendeve.

Natalija Bogdanov nga Fakulteti i shkencave bujqësore të Beogradit tha se takimi është i rëndësishëm në aspektin e shqyrtimit të problemeve të rajoneve rurale dhe problemeve të sfidave të hulumtimit.

Formimi i këtij rrjeti mbështetet nga Programi rajonal për mbështetje të hulumtimeve në Ballkanin Perëndimor, që menaxhohet nga Universiteti i Friborgut, me mandat të dhënë nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, SDC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat