Shkup, marsh protestues në Ditën ndërkombëtare të SIDA-s

Shkupi

Shkup, marsh protestues në Ditën ndërkombëtare të SIDA-s

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 13:03
Ilustrim

Dita botërore kundër HIV/SIDA në Maqedoni do të shoqërohet me protesta. Nën moton “Fraera, kënaquni pa rreziqe!”, platforma për qëndrueshmëri të shërbimeve për parandalimin dhe mbështetjen për HIV do të marshojë nga Ministria e Shëndetësisë deri te sheshi “Maqedonia”.

Sipas OJQ-ve që merren me këtë sëmundje, buxheti për vitin 2017 parasheh 59% më pak mjete për luftën kundër HIV/AIDS. Këtë vit ka 33 të sëmurë të rinj me HIV, ndërkaq deri tani janë regjistruar 275 raste, 80 nga të cilët kanë vdekur.

Në gjithë botën sot shënohet Dita Ndërkombëtare e SIDA-s, e cila shihet si një mundësi për njerëzit që të bashkohen në luftën kundër virusit HIV.

Ky virus vazhdon të jetë problem madhor për shëndetin publik, edhe pse numri i njerëzve që kanë vdekur nga sëmundje të lidhura me AIDS-in është përgjysmuar – nga dy milionë në vitin 2006 në 1.1 milion më 2015.

Shumica e njerëzve të prekur me HIV jetojnë në vende me të ardhura të ulëta ose të mesme.

Me rastin e Ditës botërore për luftë kundër AIDS-it, HERA, Mekanizmi koordinues nacional për HIV/AIDS dhe tuberkuloz, "Së bashku më të fuqishëm" dhe Platforma për qëndrueshmërinë e programeve për parandalim, kujdes dhe mbështetje nga HIV, sot dhe nesër në Shkup organizojnë Takim rajonal të Evropës juglindore për AIDS-in.

Në konferencë do të marrin pjesë 50 përfaqësues të tetë vendeve të rajonit. Qëllimi i takimit është formimi i një mekanizmi rajonal koordinues i cili do të punojë në qëndrueshmërinë e programeve HIV në vendet e Evropës Juglindore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat