Në Shkup mbahet punëtoria ndërvepruese ”ReFresh F5”

Shkupi

Në Shkup mbahet punëtoria ndërvepruese ”ReFresh F5”

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 08:49
Ilustrim

Parlamenti studentor i Fakultetit të shkencave informatike dhe inxhinjeringut në Shkup, organizon punëtori ndërvepruese dhe hakaton për zhvillimin e aplikacioneve mobile në sferën e ekologjisë.

E quajtur ”ReFresh F5”, punëtorië do të fillojë sot, ndërkaq do të mbarojë më 7 dhjetor. Qëllimi i këtij organizimi është mbledhja e programerëve dhe aktivistëve të sferës së ekologjisë, ku do të mund të njihen me problemet ekologjike me të cilat përballemi, si edhe të punojnë në drejtim të zgjidhjes së tyre.

Në këto tre ditë, pjesëmarrësit do të krijojnë aplikacione mobile, nën mentorimin e ekspertëve të sferës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat