Eko-aksion në Shkup për mbledhjen e hedhurinave elektrike dhe elektronike

Shkupi

Eko-aksion në Shkup për mbledhjen e hedhurinave elektrike dhe elektronike

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 11:16
Ilustrim

Komuna e Aerodromit në bashkëpunim me Shoqatën “Zero mbeturina”, sot do të realizojnë eko-aksion për mbledhjen e mbeturinave elektrike dhe elektronike, në rajonet e Ostrovës dhe Miçurinit.

Qytetarët e këtyre rajoneve do të kenë mundësinë të lirohen nga mbeturinat e rrezikshme të amvisërisë.

Me hedhurinat elektronike nënkuptohet kompjuter statik dhe laptop, tastatura, mi për kompjutera, kabllo, altoparlant, dëgjuese, telefona shtëpiak dhe mobil, MP3, monitorë, televizora, kamera digjitale, skenerë, makina shtypi, etj, kurse me hedhurinat elektrike nënkuptohet koftora, mjete për nxemje qëndrore, shporet, mjete për përgatitjen e bukës, lavatriçe, aparat për kafe, si dhe aparate tjera shtëpiake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat