Trajanovskit i kërcënohet padi për anulimin e festës për Vitin e Ri në qendër të Shkupit

Shkupi

Trajanovskit i kërcënohet padi për anulimin e festës për Vitin e Ri në qendër të Shkupit

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 12:30
Koce Trajanovski

Më herët nga Bashkia e Shkupit publikuan informacionin se do të anulojnë festën në qendër të Shkupit për natën e ndërrimit të motmoteve.

Boban Milosheski nga ”Avalon Produkcija” ka paralajmëruar padi ndaj Bashkisë së Shkupit për anulimin e festës për Vitin e Ri.

”Avallon Produkcija do të padis kryetarin e Shkupit dhe bashkinë për anulimin e festës dhe dëmit që ju shkaktohet artistëve dhe neve si produksion. Gjithashtu, për të kontribuar për qëllime humanitare do të nisim një peticion që gjashtë rrogat e të punësuarve në këtë bashki të shkojnë për qëllim humanitare.” thonë mes tjerash nga Avalon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat