Klinika Universitare për Hematologji në Shkup merr donacion prej 500 mijë denarësh

Shkupi

Klinika Universitare për Hematologji në Shkup merr donacion prej 500 mijë denarësh

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 12:47
Klinika Universitare për Hematologji në Shkup

Kompania farmaceutike “Pliva”, Klinikës Universitare për Hematologji i ka ndarë donacion në vlerë prej 500 mijë denarë, në kuadër të procesit për modernizim, rritje të funksionalitetit të Klinikës dhe përmirësim të kushteve për trajtim të pacientëve.

“Donacioni i “Pliva” është me domethënie të madhe për kurimin e pacientëve me simptoma të hematologjisë dhe ndjekjen e terapisë. Bëhet fjalë për një donacion i cili do të përdoret për diagnostifikim të sëmundjeve tek pacientët”, deklaroi drejtoresha e Klinikës për Hematologji, Lidija Çevrevska.

Ky donacion, sipas saj, do t’a përmirësojë kualitetin e shërbimeve, me çka shprehu falënderime në emër të pacientëve dhe gjithë personelit të Klinikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat