Qytetarët kërkojnë që të ndalohet “Rrotulluesja Panoramike” në Shkup

Shkupi

Qytetarët kërkojnë që të ndalohet “Rrotulluesja Panoramike” në Shkup

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 16:55
”Rrotulluesja Panoramike”

Më shumë se 6 mijë qytetarë janë nënshkruar në peticionin e quajtur “Stop për Rrotulluesen Panoramike”. Qytetarët e Shkupir kërkojnë që të ndalohet ky objekt i madh i cili do të kushtojë rreth 20 milionë euro dhe thuhet se do ta ndryshojnë tërësisht fytyrën e qytetit.

“”Rrotulluesja Panoramike” nuk ka asnjë logjikë ekonomike dhe gjithashtu si projekti “Shkupi 2014″ është harxhim i pakontrolluar i parave të qytetarëve”, deklaroi ish guvernatoi i Bankës Popullore të Maqedonisë, Petar Goshev.

Sipas tij më e keqja është që paratë për këtë objekt nuk janë të fituara nga ekonomia e shtetit, por nga kreditë e shtetit që gjithnjë e më shumë e zhyt shtetin në borxh publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat