Nesër do të shpallet tenderi për ndërtimin e Qendrës së re Klinike në Shkup

Shkupi

Nesër do të shpallet tenderi për ndërtimin e Qendrës së re Klinike në Shkup

Më: 3 janar 2017 Në ora: 17:27
Ilustrim

Pas tre viteve vonesë prej fillimit të ndërtimit të Qendrës së re Klinike, ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov sot informoi se tenderi është shpallur dhe nesër do të mbahet shpallje publike e ofertave. Ai tha se deri sot, mbi 20 kompani vendore dhe të huaja kanë treguar interes dhe kanë përgatitur dokumentetet.

“Afati për dorëzimin e ofertave është deri nesër në orën 12, ndërsa hapja do të bëhet nesër në orën 14 dhe pastaj do të pasojë periudha e vlerësimit”, tha Nikolla Todorov.

Ky informacion vjen saktë pas tre viteve, kur më 2 janar në vitin 2014, ai së bashku me ish kryeministrin Nikolla Gruevski shpallën investimin më të madh dhe thanë se deri në fillim të janarit në vitin 2017 do të jetë gati.

Por prej atëherë nuk janë parë as punëtorë dhe as që janë dëgjuar zhurma të punimit, dhe për gjatë këtyre tri viteve në vendin që duhet të ndërtohet objekt me vlerë 70 milionë euro, është vetëm gropë e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat