Transport publik falas për pensionistët në një komunë të Shkupit

Shkupi

Transport publik falas për pensionistët në një komunë të Shkupit

Më: 4 janar 2017 Në ora: 12:32
Ilustrim

‘Makedonska Kamenica’ organizon transport publik falas për pensionistët dhe njerëzit që jetojnë në rrezik social në zonat rurale. Thirrje deri te banorët e zonave rurale që duan të përdorin transportin falas është njoftuar sot nga kryetari Darko Mitrevski.

‘Thirrja publike është shpallur dhe bëj thirrje te të gjithë banorët e zonave rurale për të ardhur në komunë dhe për të aplikuar dhe për të marrë konfirmimin e shërbimit falas e cila do të sigurohet nga Komuna e Makedonska Kamenicës, për të gjithë ata që jetojnë në zonat rurale dhe për një ditë në javët. Shpallja është e hapur deri më 20 janar, tha Mitrevski.

Mitevski tha se ne jemi Komuna e parë në Shkup që organizojmë transport publik falas për pensionistët një ditë në javë.

Për zbatimin e transportit falasa, komuna ka blerë dy vetura të reja dhe do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Transporti publik falas do të fillojë nga 03.02.2017, dhe do të bëhet një ditë në javë – të premten, kur është ditë tregu në Makedonska Kamenicë. Vendi, koha e largimit dhe kthimit për çdo vendbanim do të përcaktohet më tej në varësi të numrit të aplikantëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat