Tetë fatkeqësi komunikacioni në Shkup

Shkupi

Tetë fatkeqësi komunikacioni në Shkup

Më: 11 janar 2017 Në ora: 10:15
Ilustrim

Gjithsejt tetë fatkeqësi komunikacion kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Shkup. Siç kumtoi Sektori për punë të brendshme (SPB), në katër prej tyre, më lehtë janë lënduar katër persona, ndërsa në të tjerat është shkaktuar dëm material.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia rrugore sanksionoi një numër të madh kundërvajtësish. Gjashtë vozitës kanë lëvizur me shpejtësi të madhe sa që lejohet, dy nën ndikimin e alkoolot dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, dy nuk kanë treguar përparësi për kalimtarët, gjashtë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 28 automjete ishin parkuar në mënyrë jo të rregullt.

Janë sanksionuar edhe tre këmbësorë të cilët kaluan në dritë të kuqe. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat