Japonia mbyllë konzullatën e nderit në Shkup, pritet hapja e ambasadës

Shkupi

Japonia mbyllë konzullatën e nderit në Shkup, pritet hapja e ambasadës

Më: 11 janar 2017 Në ora: 11:45
Ilustrim

Konzullata e nderit e Japonisë në Shkup nuk do të funksionojë më. Kështu bën të ditur Regjistri Qendror i Maqedonisë, ndërkaq njoftimin e jep Ministria e punëve të jashtme.

Në takimin e prillit ndërmjet ministrit të jashtëm, Nikolla Poposki, me ambasadorin japonez për Maqedoninë, me qendër në Vjenë, Makoto Taketoshi, u paralajmërua hapja e ambasadës japoneze në Maqedoni.

Deri në fund të janarit të këtij viti pritet që kjo ambasadë të hapet, ndërkaq Maqedonia ka hapur ambasadë në Japoni në vitin 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat