Klinika toksikologjike e Shkupit pajiset me mjete të reja

Shkupi

Klinika toksikologjike e Shkupit pajiset me mjete të reja

Më: 16 janar 2017 Në ora: 15:17
Ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov dhe drejtoresha Lidija Petkovska

Klinika e toksikologjisë në Shkup është pajisur me aparatura të reja. Bëhet fjalë për mjete me vlerë prej 11.5 milionë denarë. Kjo u bë e ditur nga vizita e ministrit të shëndetësisë, Nikolla Todorov, në këtë klinikë.

Me këtë rast, ministri tha se pret që seriozisht të përmirësohet cilësia e punës në këtë klinikë dhe të lehtësohet puna e mjekëve dhe personelit tjetër mjekësor, si edhe të përmirësohen kushtet për pacientët që pranohen në këtë shtëpi publike shëndeti.

Ndërkaq, drejtoresha Lidija Petkovska theksoi se pajisjet e reja më së shumëti do të ndihmojnë në përcjelljen e pacientëve që pranohen në mbikëqyrje intensive, si edhe në punën e pjesë së ambulancës – mbikëqyrja e pacientëve të sëmurë rëndë, përdorimi i pulsoksimetrit, EKG aparateve të reja, defribilatorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat