Qytetarët e Shkupit të pakënaqur me biletat elektronikes

Shkupi

Qytetarët e Shkupit të pakënaqur me biletat elektronikes

Më: 19 janar 2017 Në ora: 23:01
Ilustrim

Ndërmarrja transportuese publike në Shkup dhe vozitësit e autobusëve privat vendosën të ndërpresin shitjen e biletave elektronike në autobusët e tyre, për shkak se qytetarët në vend që t’i mbushin në shitore ato i hudhin, gjegjësisht i shfrytëzojnë vetëm për një udhëtim.

Për momentin nuk mund të blehen bileta elektronike për 150 denarë dhe nga muaji shkurt në vend të 5 do të ketë vetëm 2 vozitje me qëllim që qytetarët t’i shfrytëzojnë edhe më tej dhe të mos presin të paguajnë në autobus ose të blejnë bileta të reja e cila ëshë më e shtrenjtë.

Udhëtarët në dispozicion kanë kombinime të ndryshme të biletave, si bileta ditore për drejtime të shumta, bileta për 10 vozitje të cilat mund të blehen për 250 denarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat