Shkup - 11 aksidente me 6 të lënduar në 24 orët e fundit

Shkupi

Shkup - 11 aksidente me 6 të lënduar në 24 orët e fundit

Më: 24 janar 2017 Në ora: 10:49
Ilustrim

Njëmbëdhjetë fatkeqësi komunikacioni kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Sipas evidencës së SPB Shkup, në pesë fatkeqësi janë lënduar lehtë gjashtë persona, ndërsa në gjashtë fatkeqësi është shkaktuar dëm material.

Policia rrugore dje sanksionoi dy vozitës të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, dy nuk i kanë respektuar rregullat për tejkalim, nëntë pa patent shofer, përkatësisht automjet të paregjistruar. Janë dënuar edhe tre vozitës për kundërvajtje në baza të ndryshme, si dhe katër vozitës të cilët nuk u janë përmbajtur kufizimeve, ndalesave dhe obligimeve të shprehura me shenjat e vendosura rrugore. Janë hasur edhe 48 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.

Me automjetin e posaçëm janë mënjanuar 67 automjete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat