Komuna Qendër në Shkup mbushet me akull

Shkupi

Komuna Qendër në Shkup mbushet me akull

Më: 25 janar 2017 Në ora: 19:37
Ilustrim

Rajoni i Komunës Qendër në Shkup vazhdon edhe më tej të jetë e mbushur me akull. Lëvizja në komunikacion është e vështirë, sidomos në rrugët dytësore, ndërsa më shumë vuajnë këmbësorët të cilët duhet të lëvizin nëpër korositë e rrugëve sepse trotuaret janë tërësisht të ngrirë.

Qytetarët ankohen se organet kompetente nuk kanë pastruar rrugët dhe nuk kanë hudhur kripë në rrugë. Gjendja më kritike është në rajonin e “Debar Maalo”, në të cilën ka akull rreth 10 centimetra të trashë.

Disa nga qytetarët për TV Nova theksuan se vetëm mbrëmë është hudhur kripë në rrugë, por kjo sipas tyre është vetëm formalisht sepse situata në teren është shqetësuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat