Tragjedi familjare në Shkup, vajza 5 vjeçare doli në ballkon të shikojë nënën, ra nga kati i shtatë

Shkupi

Tragjedi familjare në Shkup, vajza 5 vjeçare doli në ballkon të shikojë nënën, ra nga kati i shtatë

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 00:57
ilustrim

Policia e Shkupit ka ngritur padi penale kundër D.I. (24) nga Shkupi, për veprën “moskujdesje dhe maltretim të personit adoleshent”.

Sipas MPB-së, ajo më 5 shtator të vitit të kaluar, pa kurrfarë përkujdesje e ka lënë vetëm në shtëpi vajzën pesëvjeçare. Pasi ka dalë nëna nga shtëpia, vajza është ngritur nga krevati dhe ka dalë në ballkon.

Ka vendosur një karrige afër parmakëve dhe është ngjitur për të shikuar nënën e saj duke kaluar. Kur është ngjitur në karrige ka humbur baraspeshën është rrëzuar nga kati i shtatë dhe ka marrë lëndime të rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat