Mjegulla edhe më shumë e ndot Shkupin

Shkupi

Mjegulla edhe më shumë e ndot Shkupin

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 15:21
Ilustrim

Dita e 16-të që Shkupi mbytet në ajër të ndotur. Shkupjanët sot kanë thithur ajër dhjetë herë më të ndotur se sa që lejohet. Stacionet matëse në disa pjesë të qytetit kanë matur 504 mikrogram grimca PM10 për metër kub.

Ajër më të ndotur kanë thithur banorët e Gazi Babës, ndërsa stacionet matëse lokale matën 520 mikrogramë grimca PM10 për metër kub. Përveç se në kryeqendër, ajër tre herë më të ndotur se sa është lejuar thithin edhe qytetarët e Tetovës.

Edhe në Kumanovë janë matur 223 mikrogramë të grimcave PM10 në ajër. Vetëm qytetarët e Manastirit sot thithnin ajër që është në kuadër të ndotjes së lejuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat