Ndotja e ajrit në Shkup 25 herë më e lartë se niveli i lejuar

Shkupi

Ndotja e ajrit në Shkup 25 herë më e lartë se niveli i lejuar

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 16:49
Ndotja e ajrit në Shkup

Ajri i ndotur në rajonin e Shkupit është bërë problem i madh për qytetarët. Shumë banorë të kryeqytetit shpëtim nga ndotja kërkojnë në malin Vodno. Ata janë të revoltuar nga moskujdesi i autoriteteve për shëndetin e qytetarëve dhe nga neglizhenca e institucioneve në përballjen me këtë problem.

Ndërsa institucionet kompetente në vend se ta zgjedhin problemin, fajin e hedhin nga njëri institucion në tjetrin. Për qeverinë masat që i dorëzoi ministri i Ambientit Bashkim Ahmeti, nuk janë prioritet, ndërsa edhe pse qytetarët po mbyten në ajrin e ndotur, Qeveria ende nuk i ka shqyrtuar masat e propozuara.

Mbrëmë në Karposh është regjistruar nivel rekord i ndotjes, niveli i grimcave PM 10 nga maksimalisht 50 sa lejohet, ato arritën 1218 mikrogram. Ndotje shumë e madhe u regjistrua edhe në pjesët tjera të qytetit, por edhe në Kumanovë dhe Tetovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat