Në Shkup mbahet Start-Up Java Evropiane

Shkupi

Në Shkup mbahet Start-Up Java Evropiane

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 09:10
Ilustrim

”Sprovohu, fillo afarizmin tënd!” është motoja e ”Start-Up Java Evropiane” që fillon sot, ku me aktivitete janë përfshirë, Shkupi dhe 220 qytete tjera nga 40 shtete.

Qëllimi kryesor është promovimi i sipërmarrësisë dhe mundësive që janë në dispozicion të të gjithë atyre që kanë dëshirë që të fillojnë afarizmin personal.

Aktiviteti do të zhvillohet në më shumë lokalitete në Shkup me ligjërata dhe punëtori të përditshme. Si pjesë e aktiviteteve, Fondi për inovacion dhe zhvillim teknologjik organizon ”Dutë të hapura” për të gjithë ata që dëshirojnë të dijnë se si t’i fitojnë deri 100 mijë euro mbështetje financiare për afarizmin e tyre.

Start-Up Java Evropiane do të zgjatë deri më 10 shkurt, kur mbahet konferenca përmbyllëse në Infoqendrën e BE-së në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat