Hahn të enjten në Shkup, takime me partitë politike

Shkupi

Hahn të enjten në Shkup, takime me partitë politike

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 13:16
Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, të mërkurën në mbrëmje do të arrijë në Shkup, ndërkaq të enjten do të ketë takime me partitë politike.

Nuk përjashtohet mundësi që Hahn të takohet edhe me kryetarin e shtetit Gjorge Ivanov.

Kjo është vizita e parë nga zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit. Herën e fundit, në tetor ishte në Shkup.

Porosia e fundit nga Brukseli është se BE pret formim më të shpejtë të Qeverisë së gjerë dhe mundësim të kushteve për punë të Prokurorisë Speciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat