Prej nesër hiqet transporti falas për të gjithë qytetarët në Shkup

Shkupi

Prej nesër hiqet transporti falas për të gjithë qytetarët në Shkup

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 21:57
Ilustrim

Prej nesër hiqet transporti falas për të gjithë qytetarët në autobusët e NTP Shkup dhe te transportuesit privatë dhe lirimi nga puna për të punësuarit në Qytetin e Shkupit dhe ndërmarrjet publike të qytetit mbi moshën 60-vjeçare me sëmundje kronike dhe për gratë shtatzëna.

Siç kumtoi Qyteti i Shkupit, në pajtim me të dhënat nga Ministria e Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, e cila është kompetente për ndjekjen e cilësisë së ajrit, koncetracionet e mesme ditore të PM10 janë nën pragun e definuar dhe epizodi i dhjetë ditëve të njëpasnjëshme është ndërprerë. 

Qyteti i Shkupit do të vazhdojë me kontoll intensiv të sheshndërtime, respektivisht automjetet që dalin nga sheshndërtimet duhet të kenë rrota të pastërta dhe të mbulohen me mushama për shkak të kontrollit të pluhurit. 

Do të vazhdohet me larje intensive të rrugëve dhe bulevardeve të qytetit që janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit. 

Autoritetet e qytetit do të vazhdojnë me mbikëqyrje intensive inspektuese mbi instalimet që janë në kompetencë të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat