Protestë kundër EVN-së nesër edhe në Shkup

Shkupi

Protestë kundër EVN-së nesër edhe në Shkup

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 15:02
EVN-së

Në Çair të Shkupit është paralajmëruar protestë kundër EVN, ELEM dhe MEPSO. Protesta do të mbahet nga ora 13:00 deri në ora 13:30 dhe tubimi do të nisë te kompleksi "Çairçanja".

Këshilli Qytetar i Shkupit i fton banorët e lagjeve tjera si Çairi, Buteli, Shutka, Serova, Gazi Baba, Dizhonska, Duqanxhiku, Fusha e Topanes, Vizbegu, dhe te gjithë tjerët qe janë te interesuar prej Shkupit dhe rrethinës që të ju bashkëngjiten në protestë.

Kërkesat për të cilat protestohet janë këto:

“1. Orëmatësi duhet të jetë falas!

2. Të falen borxhet krejt!

3. Kyçja e rrymës të bëhet pa pagesë të konsumatorit!

4. Nuk na duhen faturat shqip nëse çmimet janë astronomike, asgjë nuk do të thotë gjuha shqipe me këto çmime!

5. Të hiqet nga fatura e EVN 33%!

6. Të ulet çmimi i rrymës sipas standardit në Maqedoni!

7. Trafo stacionet e reja EVN i paguan, jo konsumatori!

8. Rasteve sociale të ju gjendet zgjidhja në bashkëpunim me komunën dhe shtetin!

9. Orëmatësit në rrugë dhe shtylla nuk janë zgjidhje sepse konsumatori nuk e dinë sa ka harxhuar!

10. Të rregullohet rrjeti me standarde Evropiane, dhe rryma të jetë 230 volt +- 5!

11. Manipuluesit në EVN të përjashtohen nga puna dhe të ndëshkohen, kurse pasuria të ju konfiskohet.

12. Çmimet paushall janë të pa pranueshme përfundimisht!

13. Data e futurës të rregullohet prej fillimit të muajit pra prej 01 deri në fund të muajit pra deri në 30 ose 31! Duam fatura si në Evropë e jo si që ju teket juve Nuk pranojmë më data prej 12, 15, 20, 24 të muajit në fatura! Orëmatësi të kontrollohet bashkë me punëtorin e EVN-ës dhe konsumatorin! Punëtori i EVN-ës është i obliguar konsumatorit t’i tregon çdo fund të muajit sa ka harxhuar?!” thuhet në kumtesën e lëshuar me shkrim nga Këshilli i qytetarëve të Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat