Ngordhjen e luanit të detit në Kopshtin Zoologjik të Shkupit e kanë shkaktuar vizitorët

Shkupi

Ngordhjen e luanit të detit në Kopshtin Zoologjik të Shkupit e kanë shkaktuar vizitorët

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 16:32
Ilustrim

Luani i detit, Abi i cili disa ditë më parë ngordhi në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, kishte gëlltitur një copë guri i cili ia ka bllokuar stomakun, deklaroi sot në pres-konferencë drejtoi i Kopshtit Dane Kuzmanovski.

Guri ishte hedhur prej vizitorëve, ndërsa përpos copës së gurit, pas obduksionit, konstatohet se në trupin e kafshës është gjetur edhe një spirale.

Abi ishte sjellë në Kopshtin Zoologjik të Shkupit nga Zagrebi bashkë me një tjetër luan të detit në shtator të vitit 2015.

Në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, para 4 viteve, ngordhi edhe gjirafa Orka, një luaneshë dhe majmuni Dino.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat