Në Shkup u prezantua projekti për aftësimin e kujdestareve për pleq

Shkupi

Në Shkup u prezantua projekti për aftësimin e kujdestareve për pleq

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 13:56
Ilustrim

Kryqi i Kuq i Maqedonisë dhe shoqata ”Humanost” prezantuan projektin ”Krijimi i mundësive për punësime të reja të grave”, projekt i financuar nga BE-ja.

Projekti parasheh punësimin e grave që kanë qenë të papunësuara një kohë të gjatë dhe janë mbi 40 vjeçare, trajnime për kujdestare për pesonat e moshuar në kushte shtëpiake dhe nxitje e partneritetit publiko-privat.

Nga viti 2013 e deri tani, mbi 60 persona e kanë kaluar këtë projekt që mundëson edukim katërmujor dhe përfitim aftësishë profesionale, respektivisht kompetenca për personat që e kalojnë trajnimin.

Projekti do të zbatohet deri më 27 dhjetor të këtij viti, kurse për realizimin e tij janë siguruar 153 mijë euro, nga BE-ja dhe Kryqi i kuq austriak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat