Ripozicionohen gjykatësit në Gjykatën Penale në Shkup

Shkupi

Ripozicionohen gjykatësit në Gjykatën Penale në Shkup

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 17:15
Ilustrim

Disa gjykatës në Gjykatën Penale në Shkup të cilët kanë miratuar disa kërkesa të Prokurorisë Speciale Publike ose janë ankuar për punën e Gjykatës, janë vendosur në pozicione të reja.

Pas përhapjes së infromacioneve se ripozicionimet janë bërë me urdhëra politik, ka reaguar Gjykata Penale e Shkupit përmes një njoftimi ku thuhet se ripozicionimet janë bërë në pajtim me ligjin.

“Gjykata hedh poshtë të gjitha akuzat, se me orarin vjetor për punë të gjykatësve janë caktuar vetëm gjykatësit që janë nënshkruar në peticion kundër ish kryetarit dhe ish gjykatësve ndaj të cilëve PSP-ja ka ngritur lëndë. Pozicionimet janë bërë sipas Ligjit dhe varësisht nevojave të departamenteve dhe divizioneve që janë në veprim në gjykatë, në mënyrë që të mos lejohet ndonjë vonesë në trajtimin e procedurave”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Penale në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat