”Skopje on Ice”, gara e parë historike kombëtare dhe ndërkombëtare fillon sot në Shkup

Shkupi

”Skopje on Ice”, gara e parë historike kombëtare dhe ndërkombëtare fillon sot në Shkup

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 09:53
Ilustrim

Për herë të parë në Shkup, sot dhe nesër mbahet gara shtetërore në patinazh ”Skopje on Ice 2017”, garë e parë në historinë e Maqedonisë. Gara ka edhe karakter kombëtar, edhe ndërkombëtar.

Do të marrin pjesë sportisë në më shumë kategori, respektivisht në garat e njohura ndërkombëtare të rinj/reja, juniorë, seniorë,si edhe në kategorinë Kadetë C dhe B. Gara do të mbahet edhe në kategorinë interpretuese sipas moshës së garuesve.

Pjesëmarrësit e jashtëm vijnë nga Serbia, Sllovenia, Greqia, Mbretëria suedeze. Gjithsej do të jenë 60 garues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat