Zjarri përfshin dy banesa të ndryshme në Shkup

Shkupi

Zjarri përfshin dy banesa të ndryshme në Shkup

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 13:43
Ilustrim

Sot në mëngjes në bulevadrin “Aradhat Partizane” në lagjen “Karposh” të Shkupit, është kapluat nga zjarri një banesë në katin e nëntë të një ndërtese në afërsi të qëndrës tregtare Siti Mall.

Ekipet e zjarrfikësve të Shkupit kanë intervenuar shpejtë duke e lokalizuar zjarrin që të mos përhapet më tutje. Shkak i Zjarrit ka qenë instalimi jo i rregullt i rrymës elektrike.

Në të njëjtën kohë, ekipet e zjarrfikësve të Shkupit kanë intervenuar edhe në një banesë tjetër në lagjen e “Çairit” në rrugën “Krste Arsenov”, që ishte kapluar nga zjarri. Intervenimi ka qenë i shpejtë dhe nuk ka pasur dëme të mëdha. Të lënduar nuk ka kurse dëmet materiale nga zjarri akoma nuk janë konstatuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat