Në Shkup mbahen dy panaire, ai për ndërtimtari dhe për patundshmëri

Shkupi

Në Shkup mbahen dy panaire, ai për ndërtimtari dhe për patundshmëri

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 15:49
Ilustrim

Në Shkup do të mbahet Panairi i 14-të ndërkombëtar i ndërtimtarisë, materialeve ndërtimore dhe mekanizmit ndërtimor ku do të prezantohen 100 kompani të ndryshme.

Gjithashtu do të mbahet edhe RealExpo Panairi ndërkombëtar i patundshmërive në sallën e tretë të panaireve, nga 28 shkurti e deri më 4 mars.

Gjatë panairit, sivjet, për herë të parë ekspertë të sferës së efikasitetit energjetik do t’i prezantojnë masat dhe përfitimet e zbatimit të sistemeve dhe metodave për kursim energjetik, ndërkaq do të prezantohen edhe dsia banka që do t’i njohin vizitorët me kushtet që ofrojnë për kredi banesore.

Panairi do të jetë i hapur çdo ditë, nga ora 10:00 e deri në ora 19:00, kurse çmimi për hyrje do të jetë 80 denarë për vizita individuale, si edhe 40 denarë për vizita kolektive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat