Shkup: I bllokojnë rrugën, e nxjerrin jashtë dhe e sulmojnë fizikisht tetovarin

Shkupi

Shkup: I bllokojnë rrugën, e nxjerrin jashtë dhe e sulmojnë fizikisht tetovarin

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 19:20
ilustrim

SPB Shkup ka ngritur padi penale kundër personave me inicialet S.A.(20), P.A. (23) dhe A.S. (21), të gjithë nga Shkupi, nën dyshimin se kanë kryer vepër penale “grabitje”.

Më 14.02.2017, rreth orës 00:30 minuta në fshatin Kondovë të Shkupit, derisa personi F.R. (22) nga Tetova ishte duke lëvizur nëpër rrugë me automjetin e tij  “Alfa Romeo”, në atë moment të akuzuarit me automjetin “Golf” i bllokojnë rrugën, e nxjerrin me dhunë jashtë automjetit të tij dhe nën kërcënim i kërkojnë para dhe kur shohin se ai nuk kishte gjë, fillojnë dhe e sulmojnë fizikisht, derisa viktima i humb ndjenjat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat