Sulmohet polici në Shkup

Shkupi

Sulmohet polici në Shkup

Më: 6 mars 2017 Në ora: 16:59
Ilustrim

SPB në Shkup ka ngritur padi penale kundër personit me inicialet M.P. (45) për dyshim të kryerjes së veprës penale "sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë".

Në muajin janar të këtij viti, zyrtar i policisë në stacionin policor në Karposh, rreth orës 4 e 30 minuta derisa ishte duke e transportuar me veturën e ndihmës së shpejtë një person, është sulmuar nga ana e M.P. dhe si pasojë, zyrtari ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat