Raportohen tre të zhdukur në Shkup

Shkupi

Raportohen tre të zhdukur në Shkup

Më: 7 mars 2017 Në ora: 15:47
Ilustrim

Brenda një dite në Sektorin e punëve të brendshme në Shkup janë raportuar tre raste të humbjes së një gruaje me fëmijun e saj dhe një të rrituri.

Policia ka ndërmarrë masa për të hetuar rastin e zhdukjes së nënës 44 vjeçare dhe fëmijës së saj 10 vjeçar që është raportuar rreth orës 14:00 në stacionin policor në Bit Pazar.

Gjithashtu, në stacionin polcor në Aerodrom është raportuar zhdukja e një 29 vjeçari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat