Shkup, nga viti 2016 janë realizuar 2.252 marrëveshje të reja për shfrytëzimin e ngrohjes qendrore

Shkupi

Shkup, nga viti 2016 janë realizuar 2.252 marrëveshje të reja për shfrytëzimin e ngrohjes qendrore

Më: 8 mars 2017 Në ora: 13:33
Ilustrim

Githsej 2.252 marrëveshje të reja për shfrytëzimin e ngrohjes qendrore në Shkup janë lidhur nga fillimi i vitit 2016 e deri tani. Pothuajse gjysma prej tyre janë me shfrytëzues të cilët në të kaluarën janë shkyçur nga sistemim kumtoi kompania ‘Furnizim me ngrohje-Ballkan Energji’.

Sipas BEG, për interesin e rritur të shfrytëzuesve për kyçje drejt sistemit qendror për ngrohje në Shkup ekzistojnë më shumë shkaqe, por një nga kryesorët është çmimi i shërbimit, i cili gjatë disa viteve të kaluar vazhdimisht po ulet, përkundër çmimeve të energjensave tjerë të cilët shfrytëzohen për ngrohje, e të cilat po rriten. Faktor shtesë është edhe mundësia për kyçje falas në sistem për të gjithë shfrytëzuesit te të cilët ekzistojnë kushte teknike për këtë.

‘Në pajtim me vendimin e Komisionit rregullator për energjetikë, çmimi aktual i ngrohjes qendrore për amvisëri u zvogëlua pothuajse 11% në krahasim me sezonin e kaluar ngrohës, kurse zvogëlim të çmimit ka pasur edhe për kategoritë e tjerë të shfrytëzuesve’, njofton BEG. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat