Një delegacion kinez viziton Bashkinë e Shkupit

Shkupi

Një delegacion kinez viziton Bashkinë e Shkupit

Më: 28 mars 2017 Në ora: 13:15
Kryetari i bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski

Një delegacion i bashkisë kineze, Nanchang, po qëndron në Maqedoni, ku është pritur nga kryetari i bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski.

Kinezët përfaqësohen nga pushteti lokal dhe rajonal të sferës së bashkëpunimit ndërkombëtar, industrisë dhe teknologjisë informatike. Siç njoftojnë nga bashkia e Shkupit, Trajanovski theksoi se Shkupi dhe Nanchang, kanë histori të pasur të bashkëpunimit të suksesshëm në shumë sfera, duke shpresuar që kjo situatë të vazhdojë më tej.

Shkupi dhe Nanchang janë vëllazëruar në vitin 1985 dhe kanë patur bashkëpunim të thellë, parasegjthash në kulturë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat