Nga dhjetë aksidente në Shkup, pesë lehtë të lënduar

Shkupi

Nga dhjetë aksidente në Shkup, pesë lehtë të lënduar

Më: 31 mars 2017 Në ora: 10:00
Ilustrim

Pesë persona janë lënduar më lehtë në pesë nga gjithsej 10 aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në pesë është shkaktuar dëm material.

Dje policia ka ndërmarrë masa ndëshkuese për shkak të numrit të madh të kundërvajtjeve te 18 shoferë të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, dy shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, katër shoferë nuk iu kanë dhënë përparësi kalimi i automjeteve në udhëkryq, tre shoferë kanë kaluar në të kuqe në semafor, si dhe te 15 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa leje të qarkullimit, gjegjësisht pa regjistrim.

Janë sanksionuar edhe pesë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuara, gjegjësisht kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit dhe tre drejtues të motorit, mopedit dhe motoçikletës të cilët nuk kanë mbajtur helmetë mbrojtëse në kokë. Janë hasur edhe 22 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme.

Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" janë larguar 64 automjete.

Në kuadër të aksionit edukativ të trafikut "T'i mbrojmë fëmijët në trafik" Sektori për parandalim sot do të realizojë punëtori edukative me nxënësit nga klasa e katërt në SHF "Nevena Georgieva Dunja" e cila gjendet në rajonin e komunës së Kisela Vodës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat