Nesër pa rryme disa pjesë të Shkupit

Shkupi

Nesër pa rryme disa pjesë të Shkupit

Më: 4 prill 2017 Në ora: 12:50
Ilustrim

Pa rrymë nesër do të jenë shfrytëzuesit e disa komunave të Shkupit për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektrik.

Sipas QRMK, prej orës 8:20 deri në orën 15:00 pa rrymë do të jenë një pjesë e rrugëve: "Koce Metalec", "Gemixhiska", "Filip Filipoviq", "Zeniçka", "Tajmishka", "Rudarska" dhe "Dushan Taskoviq" në Gazi Babë, prej 8:30 deri në orën 9:30 një pjesë e fshatit Moranë në Studeniçan, prej 8:30 deri më 12:00 rruga "Strmeshevo" në Kisella Vodë, prej 9:00 deri më 10:30 fshatrat Kondovë, Kuçkovë,

Graçan dhe vendbanimet Vele Pole dhe Çashkë në Saraj dhe Gjorçe Petrov, prej 9:00 deri 11:00 objekti i shkollës së mesme hotelierike "Llazar Tanev" në karposh, prej 9:00 deri 15:30 një pjesë e vendbanimit "Agino Sello" në Gjorçe Petrov, prej 10:00 deri 11:00 lagja oreshani në Zelenikovë, prej 10:00 deri 15:00 një pjesë e rrugëve "Vienska" dhe "Nobelova" në karposh dhe prej 12:00 deri 15:00 një pjesë e rrugës "Pandil Kljashev" në Kisella Vodë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat