Rritet numri i udhëtarëve përmes aeroporteve në Shkup dhe Ohër

Shkupi

Rritet numri i udhëtarëve përmes aeroporteve në Shkup dhe Ohër

Më: 5 prill 2017 Në ora: 14:46
Aeroporti i Shkupit

Numri i udhëtarëve që i kanë shfrytëzuar dy aeroportet e vendit në dy muajt e parë të këtij viti është rritur për 9%.

Të dhënat nga TAV Maqedonia, që menaxhon me aeroportet, tregojnë se në këtë periudhë, nga Shkupi dhe Ohri janë transportuar 238.180 persona.

Përndryshe, në vitin e kaluar, 1.8 milionë udhëtarë i kanë shfrytëzuar aeroportet e Shkupit dhe Ohrit. Nga viti në vit, numri i udhëtarëve është rritur për 15%. Rritje është shënuar edhe në fluturime, respektivisht për 8.9%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat