Shkup, fillojnë Ditët e arsimit dhe panairi i turizmit

Shkupi

Shkup, fillojnë Ditët e arsimit dhe panairi i turizmit

Më: 6 prill 2017 Në ora: 10:08
Ilustrim

Në Panairin e Shkupit, ku në vijim është Panairi i 29-të i librit, prej sot deri më 8 prill do të mbahen edhe Ditët e 20-ta të arsimit dhe karrierës-në sallën e dytë dhe panairi i shtatë i turizmit ‘Skopje travel market’-në sallën e tretë të Panairit.

Edhe këtë vit organizator është Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit të RM-së, ndërsa partner është Oda ekonomike e turizmit. Tradicionalisht Republika e Turqisë do të marrë pjesë me stendën e saj, kurse ekspozues të huaj do të jenë edhe komunat Tivati, Bujanoci dhe Vranja, njofton AIM.

Biletat janë me çmim simbolik, 30 denarë, gjegjësisht 20 denarë për vizita të organizuara ose grupore. Do të jetë e hapur nga ora 10:00 deri në orën 20:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat