Fëmijët në Shkup solidarizohen me fatkeqësinë e sirianëve

Shkupi

Fëmijët në Shkup solidarizohen me fatkeqësinë e sirianëve

Më: 9 prill 2017 Në ora: 18:44
Siri

Sot në Kalanë e qytetit në Shkup fëmijët mysliman kanë shkruar një mesazh për bashkëmoshatarët e tyre në Siri. “Ta ruajmë Sirinë” është mbishkrimi i vendosur nga Qendra për kulturë dhe edukim “Akabe”, përmes të cilit bëjnë thirrje për të reaguar kundër luftës në Siri.

“Kemi shpreh vullnetin që të solidarizohemi me rastin, i cili po ndodh në Siri. Të tregojmë se edhe këtu në Shkup ka mysliman, ka fëmijë, të cilët kur i shohin në lajme rastet që po ndodhin me fëmijët e pafajshëm në Siri, shprehen dëshirën që të solidarizohen me rastin, që ndodhë atje në Siri”, tha për TV21 Saubi Zeqiri nga Qendra për kulturë dhe edukim “Akabe”.

Fëmijët recituan në tri gjuhë, shqip, turqisht dhe anglisht, duke bërë thirrje që lufta të ndërpritet në Siri, të rikthehet paqja dhe mirëqenia për bashkëmoshatarët e tyre në Lindjen e Mesme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat