Numër rekord i aksidenteve në Shkup, 25 persona përfundojnë në spital

Shkupi

Numër rekord i aksidenteve në Shkup, 25 persona përfundojnë në spital

Më: 10 prill 2017 Në ora: 10:30
Ilustrim

Njëzet e pesë persona kanë pësuar lëndime të lehta në 33 aksidentet e trafikut që janë regjistruar në këtë fund javë në rajonin e Shkupit.

Në tre nga 10 aksidentet e regjistruara të premten, lëndime të lehta kanë pësuar pesë persona, kurse në shtatë ka pasur vetëm dëme materiale.

Të shtunën, kanë ndodhur 16 aksidente, lëndime kanë marrë 16 persona në 11 fatkeqësi, derisa në pesë, të tjera ka pasur vetëm dëme materiale.

Sipas informacioneve nga SPB në Shkup, të dielën janë evitentuar shtatë aksidente, tre prej tyre kanë kaluar vetëm me dëme materiale, ndërsa në katër, lëndime të lehta kanë pësuar katër persona.

Gjithashtu gjatë kësaj fundjave policia e trafikut ka sanksionuar 87 vozitës që kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe se ajo e kushteve të rrugës, 17 sepse kanë qarkulluar nën ndikimin e alkoolit, 12 të tjerë nuk kanë respektuar sinjalistikën rrugore, kurse 56 nuk kanë pasur dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim rrugor.

Janë sanksionuar edhe 28 këmbësor që kanë thyer rregullat e trafikut, përkatësisht nuk kanë respektuar sinjalistikën rrugore, si dhe tetë vozitës të motoçikletave të cilët nuk kanë pasur mburojën adekuat për qarkullim në trafik.

Karrotreci ka larguar gjithsejt 96 automjete që kanë qenë pengesë për mbarëvajtjen e trafikut në qytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat