Shkupi pret konfirmim nëse konsulli i Maqedonisë në Barcelonë është arrestuar për vrasje

Shkupi

Shkupi pret konfirmim nëse konsulli i Maqedonisë në Barcelonë është arrestuar për vrasje

Më: 10 prill 2017 Në ora: 16:06
Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë kumtoi se përmes Ambasadës në Madrid është kërkuar verifikim i informacioneve të publikuara në mediat spanjolle për arrestimin e mundshëm të konsullit të nderit të RM në Barcelonë, Mario Deus, i akuzuar për vrasjen e dy fëmijëve minorenë, nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Mbretërinë së Spanjës.

"Pas marrjes së informacioneve do të shqyrtohen opsionet për marrjen, respektivisht mbajtjen e statusit të tij konsull nderi të RM-së në Mbretërinë e Spanjës", informojnë nga MPB.

Mario Deus, konsull nderi i Maqedonisë në Barcelonë, i cili është shtetas i Spanjës, është arrestuar në Afrikën Jugore, për shkak të dyshimit për vrasjen e dy binjakëve të tij trevjeçar.

Sipas hollësive nga policia jugoafrikane, trupat e binjakëve, vajzë dhe djalë i ka gjetur nëna a tyre J.E, e cila është shtetas e Zvicrës në rezidencën veriore të Seus në Houng Bej, afër Kejp Taun. Kur ajo ka ardhur në vilë, Deus ka hyrë në automjetin e saj dhe ka ikur, ndërsa më vonë është arrestuar në Kejptaun.

Siç transmetojnë el pais dhe Europa pres, hetimi akoma nuk e ka komunikuar motivin për këtë krim, ndërsa nuk janë sqaruar as rrethanat nën të cilat është kryer.

Sipas policisë, Deus së shpejti do të nxirret para gjykatës për dy vrasje dhe për vjedhje të automobilit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat