Sot në Shkup do të mbahet takim i kompanive sllovene dhe atyre të Maqedonisë

Shkupi

Sot në Shkup do të mbahet takim i kompanive sllovene dhe atyre të Maqedonisë

Më: 11 prill 2017 Në ora: 09:05
Ilustrim

Në organizim të Ambasadës sllovene sot dhe nesër në Shkup do të mbahet takim i blue-chip kompanive sllovene dhe atyre të Maqedonisë.

Nga Ambasada paralajmërojnë pjesëmarrje të përfaqësuesve të kompanive më të mëdha nga të dyja vendet si dhe promovimin e përgjithshëm të ekonomisë sllovene dhe asaj të Maqedonisë.

Në takim, thonë nga Ambasada, përfaqësuesit e të dy vendeve do të bisedojnë për thellemin e bashkëpunimit dhe gjetjen e mundësive për bashkëpunim me njohjen e potencialeve për përforcimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat