Në Shkup u organizua ankand për mbledhje të financave për fëmijët e përdoruesve të drogave

Shkupi

Në Shkup u organizua ankand për mbledhje të financave për fëmijët e përdoruesve të drogave

Më: 12 prill 2017 Në ora: 14:13
Ilustrim

Në Shkup u organizua ankand human për mbledhje të mjeteve financiare për fëmijët e prindërve përdorues të substancave narkotike, apo tashmë të shëruar, si edhe punëtorëve seksual.

Në ankand u shitën të gjithë veprat artistike të fotografëve nga Maqedoni, si edhe nga fëmijë të cilët morën pjesë në punëtoritë në Qendrën për rehabilitim dhe risocializim të ish-përdoruesve të drogave pranë HOPS.

Sipas Nova Tv, organizatori HOPS, së bashku me Lëvizë me gisht thanë se janë të kënaqur me këtë ankand dhe do të njoftojnë në ditët në vijim se sa para janë mbledhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat