Ambasada e SHBA-së në Shkup paralajmëron qytetarët e saj të jenë vigjilent në Maqedoni

Shkupi

Ambasada e SHBA-së në Shkup paralajmëron qytetarët e saj të jenë vigjilent në Maqedoni

Më: 14 prill 2017 Në ora: 15:51
Ambasada e SHBA-së në Shkup

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup ka sugjeruar qytetarët e saj që gjenden në Republikën e Maqedonisë që të kenë kujdes gjatë festave të kësaj fundjave, duke potencuar një vigjilencë më të madhe përgjatë evinimenteve të mëdha publike.

“Terroristët në rajon edhe më herët kanë dashur që të sulmojnë objektiva siç janë kishat apo vendet tjera të adhurimit, lokacionet e frekuentuara, arenat sportive, sallat e koncerteve dhe tubimet publike. Rishikoni planet tuaja në aspekt të sigurisë, qëndroni të vetëdijshëm për rrethinën tuaj, duke përfshirë evenimentet lokale dhe ndiqni lajmet lokale për përditësimet. Mbani një nivel të lartë të vigjilencës dhe ndërmerrni hapat e duhur për të rritur sigurinë tuaj personale”, thuhet mes tjerash në njoftimin e ambasadës amerikane në Shkup.

Në njoftimin e publikuar në faqen e internetit të ambasadës amerikane, u bëhet thirrje qytetarëve amerikanë që në rast të një sulmi terrorist në qytetin ku ndodhen, të ndjekin hapa të posaçëm siç janë: të ndjekin udhëzimet e zyrtarëve dhe të shërbimeve emergjente, të ndjekin informatat për siguri, të ofruara nga ana e ambasadës, si dhe të kontaktojnë ambasadën.

Njoftime të ngjashme, ambasadat amerikane kanë bërë edhe në Kosovë dhe Shqipëri. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat