Ambasada amerikane në Shkup bën thirrje për kujdes në vikend

Shkupi

Ambasada amerikane në Shkup bën thirrje për kujdes në vikend

Më: 14 prill 2017 Në ora: 21:43
Ambasada amerikane në Shkup

Ambasada amerikane në Shkup, u ka bërë thirrje qytetarëve të vet, të bëjnë kujdes të veçantë në prag festave, në evente dhe festivale që organizohen këtë fundjavë.

“Pikat më senzibile për terroristët janë vendet si kishat dhe vendet e tjera të kultit, por edhe qendrat tregtare, arenat sportive, sallat e koncerteve, vendet e mbyllura në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.

Qytetarëve ju bëhet thirrje të rishikojnë planet e tyre të sigurisë, të rishikohen vendet e qëndrimit dhe të rritin nivelin e vigjilencë.

Thirrje të njëjta nga ambasadat amerikane, u janë bërë shtetasve amerikanë edhe në Kosovë dhe Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat