Rrënohen barakat e familjeve sociale në Butel të Shkupit

Shkupi

Rrënohen barakat e familjeve sociale në Butel të Shkupit

Më: 23 prill 2017 Në ora: 19:20
Baraka ne Shkup

Sot në mëngjes ka filluar prishja e disa barakave në Butel të Shkupit, në të cilën kanë qëndruar familje pa shtëpi. Sipas informcioneve të TV24, investitor privat do të ndërtohë banesa dhe qendra tregtare.

Firdes Isenovska, sot së bashku me dy fëmijët e saj e zhvendosën në një barakë tjetër në afërsi me atë që ka qëndruar. Ajo tha se kjo nuk është hera e parë që zhvendosen.

Në ish barakat e Komunës në Butel janë vendosur dhjetëra familje sociale. Disa prej tyre janë solidarizuar dhe ndajnë një dhomë. Nga komuna Butel dhe Ministria e Punës e Politikës Sociale, dy ditë me radhë nuk ka asnjë reagim ndaj thirrjeve të gazetarëve, as dikush nga kompetentët nuk i ka vizituar njerëzit që gjenden në këto baraka të improvizuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat