Althauser: Presim një qeveri funksionale që do të përqëndrohet te reformat urgjente

Shkupi

Althauser: Presim një qeveri funksionale që do të përqëndrohet te reformat urgjente

Më: 27 prill 2017 Në ora: 12:51
Ambasadorja gjermane në Shkup, Christine Althauser

Ambasadorja gjermane në Shkup, Christine Althauser, ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare pret që të formohet një qeveri funksionale e cila do t’u përkushtohet reformave përafruese drejt BE-së.

Althauser mori pjesë në konferencën ndërkombëtare ”Praktikat e mira për trajnim në vendet anëtare të BE-së”, që u mbajt në Sekretariatin për çështje evropiane (SÇE).

Zv. kryeministri për eurointegrime, Arbër Ademi, u pajtua se kriza politike vazhdon shumë dhe se ndikon në dinamikën e zbatimit të reformave të agjendës evropiane. Ai shtoi se pret që të zgjidhet kriza, pasi që duhet të realizohen projektet dhe reformat.

Përndryshe, konferenca është pjesë e projektit ”Mbështetja e mëtutjeshme për forcimin e kapaciteteve të Qendrës për trajnim të SÇE-së për në BE”, aktivitet i zbatuar nga Ministria Federative e Gjermanisë për Ekonomi dhe Energjetikë dhe Qendra për trajnime pranë Sekretariatit. Vlera e projektit është 250 mijë euro dhe do të zgjatë nëntë muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat