Dita ndërkombëtare e familjes do të shënohet në Shkup

Shkupi

Dita ndërkombëtare e familjes do të shënohet në Shkup

Më: 14 maj 2017 Në ora: 09:48
Ilustrim

Me pazar humanitar “Humanitet për gjithë familjet” në të cilin do të dhurohen sende të vogla dhe ushqime nga studentët, fëmijë nga shkolla franceze “EFIS”, sot në Parkun e Qytetit në Shkup do të shënohet 15 maji – Dita ndërkombëtare e familjes. Mjetet financiare të cilat do të mblidhen nga shitja, siç informojnë nga organizatorët e pazarit Instituti për studime familjare pranë Fakultetit Filozofik, do të dhurohen për shoqatën “Ardhmëria”.

Me rastin e kësaj dite nesër në Fakultetin Filozofik do të mbahet punëtori me titull “Gjithë familjet janë të barabarta”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat