Sot mbahet takimi letrar “Shkupi lexon”

Shkupi

Sot mbahet takimi letrar “Shkupi lexon”

Më: 24 maj 2017 Në ora: 12:26
Ilustrim

Edicioni i dytë i manifestimit ‘Shkupi lexon’ sot në ora 17:00, do të mbahet në parkun përballë kalasë së Shkupit. Së pari do të lexojnë një grup studentësh, e më pas edhe poetë dhe shkrimtarë me renome të gjeneratave të ndryshme.

‘Shkupi lexon’ organizohet nga Qendra informatike kulturore-Shkup, shkrimtarja Lindita Ahmeti dhe Arlinda Baftiu, njofton AIM.

Qëllimi i ‘Shkupi lexon’ është të rritet vetëdija e qytetarëve për leximin dhe do të mund të dëgjojnë vargje kushtuar dashurisë dhe fateve njerëzore.

Ky manifestim mbahet për herë të dytë dhe është bërë tradicional. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat