Në Shkup organizohet konferencë për femrat në sektorin e energjetikës

Shkupi

Në Shkup organizohet konferencë për femrat në sektorin e energjetikës

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 09:09
Ilustrim

Në Shkup do të mbahet sot konferencë me temë ”Femrat në Energjetikë”, e para e këtij lloji në rajon.

Aktiviteti organizohet nga Asociacioni i shoqatave të inxhinjerisë – institucionit inxhinjerik në Maqedoni dhe nga EVN Maqedonia. Qëllimi i konferencës është ngritja e vetëdijes për rëndësinë e baraspeshës gjinore në sektorin energjetik.

Gjithashtu, synohet identifikimi i strategjive të duhura dhe programeve të cilat do të ndihmojnë në përhapjen e njohurive dhe pëvojave me liderët, të punësuarit dhe profesionistët e sektorit enrgjetik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat