Aeroplanë të ARM-së nesër do të fluturojnë mbi Shkup

Shkupi

Aeroplanë të ARM-së nesër do të fluturojnë mbi Shkup

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 22:18
Ilustrim

Me rastin e 10 qershorit – Ditës së brigadës ajrore të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), nesër prej orës 10:40 deri 11:30 mbi qytetin e Shkupit do të fluturojnë shtatë aeroplanë të ARM-së.

Siç njoftuan nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit do të bëhet fluturim mbi qytet në formacion nga Aeroporti “Aleksandri i Madh”, përmes rajonit qendror të qytetit, deri në lagjen Gjorçe Petrov dhe e kundërta.

Aeroplanët do të fluturojnë në lartësi prej 100 metrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat